Kryeminsitri Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik në Vjenë

Kryeministri Zoran Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik “Dialogu për të ardhmen 2017”, që po mbahet në Vjenë, Austri. Krahas kryeministrit Zaev, në forum do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev.

Kryetari i Qeverisë së RM-së do të ketë fjalim në suaza të debatit me temë “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”, ndërsa zëvendëskryeministri Angjushev do të flasë në sesion e parë plenar “Jetojmë në kohë digjitale! Vizioni dhe reagimi i investuesve”.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë ditës së nesërme, më saktë në orët e pasdites, është paraparë që kryeministri Zaev të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kancelar i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurc.