Kryeministri çek, Bohusllav Sobotka sot kumtoi se ka vendosur ta ndryshojë vendimin e tij të së martës për parashtrim të dorëheqjes, duke shtuar se në vend që të tërhiqet nga funksioni, do të kahëzohet drejt shkarkimit të kundërshtarit të tij kryesor politik, ministrit të Financave, Andrej Babish, me çka do t’i jepej fund konfliktit në qeverinë e tij majtiste-centraliste.
Sobotka theksoi se ka vendosur ta ndryshojë vendimin, pasi që shefi i shtetit, Millosh Zeman deklaroi se dorëheqjen e kryeminsitrit do ta trajtojë vetëm si tërheqje të tij personale nga funksioni, por jo edhe si dorëheqje të tërë qeverisë së tij. Sobotka të martën deklaroi se do të parashtrojë dorëheqje në funksion për shkak të konfliktit të tij me Babish, i cili është i dyshuar për mashtrime tatimore.
Babish, i cili është lider i lëvizjes centrliste Aksion i qytetarëve të pakënaqur 2011 (ANO 2011), i hedhë poshtë të gjitha akuzat kundër tij për mospagesë të tatimeve dhe refuzoi të japë dorëheqje nga funksioni i ministrit të Financave. Për gjashtë muaj, më 20 dhe 21 tetor, në Çeki duhet të mbahen zgjedhje të rregullta parlamentare, ndërsa ANO 2011 e Babishit, sipas anketave, është favorit për fitore, prëderisa socialdemokratët e Sobotkës janë në vend të dytë.