Kryeministrja serbe u përball me akuza se nuk do të pranonte të takohej me një person të ‘akuzuar për krime lufte’, mirëpo duket se ajo iu përgjigj kritikëve ndryshe. Brnabiq ka thënë se takimin me Haradinajn do ta bënte nëse paraqitet nevoja, transmeton gazetametro.net.
“Unë si kryeministre nuk do të them se do ta bëj këtë gjë apo atë. Do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën, opozitën, kishën, organizatat e ndryshme. Jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në qoftë se kjo është në interes të Serbisë”, ka thënë Brnabiq në një intervistë për Televizionin Vojvodine. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se qeveria e Serbisë do të formoj grupe punuese në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfshihen në dialogun me Kosovën.