Delegacioni i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, i kryesuar nga kryeministrja Tereza Mej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Ceremonia për mirëseardhje për delegacionin britnaik, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të zhvillohet në platonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas çka është paraparë takim tet-a-tet mes kryeminsitrave Zaev dhe Mej. Sipas progrmait për vizitë të kryeministres britanike në Maqedoni, është paraparë edhe takim bilateral të delegacioneve të Maqedonisë dhe të Britanisë.