Në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, kryeministri Zoran Zaev u takua me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Mirosllav Lajçak. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndryshimet të cilat përgatiten në KB.
Kryeministri Zaev ka shprehur mbështetje të plotë për prioritetet e parapara për mandatin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Lajçak dhe së bashku i kanë theksuar multikulturalizmin dhe diplomacinë parandaluese si metodat më të mira për zgjidhjen e dallimeve midis shteteve dhe popujve.