Shkup, 5 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite u takua me Helen Mekentin, ministre për Çështje Evropiane të Irlandës dhe Samuli Virtanen, sekretar shtetëror dhe zëvendësministër në MPJ të Finlandës. Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, janë shprehur urime për Marrëveshjen e arritur të Prespës, që është theksuar si porosi pozitive për gjithë rajonin, se janë të mundshme zgjidhje nëse ekziston përkushtim i vërtetë drejtë tyre, me guximin dhe lidershipin politik, shembull të cilin e dha kryeministri Zaev, pwrcjellw gazeta KOHA.
Është konstatuar se Republika e Maqedonisë po lëviz përpara përmes procesit të reformave dhe është shfaqur inkurajim se edhe Irlanda dhe Finlanda e mbështesin dhe do të vazhdojnë ta mbështesin progresin e shtetit.
Veçanërisht është folur për rëndësinë e arritjes së vlerave në fushat kyçe siç është sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e ekonomisë, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit.
Kryeministri Zaev tha se anëtarësimi i Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në NATO nënkupton stabilitet dhe siguri për shtetin, por edhe për rajonin dhe se kjo hap rrugë për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.
“Ka interes të madh të investitorëve të cilët e njohin klimën pozitive në shtetin tonë, për investim. Kjo për ne nënkupton mundësi për të qëndruar të rinjtë, të ardhmen e tyre ta shohin dhe ndërtojnë në Republikën e Maqedonisë. Në lidhje me reformat, jemi të përkushtuar, që deri në fund të shkurtit t’i sjellim reformat të cilat i bëjmë në gjyqësor për pavarësi më të madhe, transparencë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po punojmë me konsensus që t’i zgjedhim anëtarët e Komisionit Antikorrupsion. Vijojnë reformat në administratën publike, për profesionalizëm më të madh. Në fazën përfundimtare, në konsultimet me vendet anëtare të NATO-s, janë reformat në sistemin e sigurisë. Reformat në mediat kanë për qëllim gazetarinë objektive. Me gjithë këtë që po punojmë, shpresojmë se do të japim argumente të fuqishme, në qershor, nga Këshilli i ministrave të BE-së, të marrim datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Vazhdoni të na motivoni”, tha kryeministri Zaev.
Në takim është folur edhe për përkushtimin e Qeverisë drejtë krijimit të fuqisë së kualifikuar të punës dhe për përvojat e nevojshme pozitive evropiane në pjesën e arsimit të cilat vendi jonë është i gatshëm që t’i marrë parasysh. Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen konstruktive nga Finlanda dhe Irlanda. Tha se kemi vlera kulturore dhe tradicionale të cilat mund t’i ndajmë me Evropën, se jemi treguar si partnerë të mirë në menaxhimin me krizën e refugjatëve dhe iu bëri thirrje autoriteteve të të dyja vendeve që të vazhdojnë të na mbështesin në procesin e reformave, i nevojshëm për procesin euro-atlantik, por edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve.(koha.mk)