Shkup, 27 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev për festat e Vitit të Ri do të shkojë në Greqi me ftesë të kryebashkiakut të Selanikut, Janis Butaris, pohoi zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në brifingun e rregullt me gazetarët. “Kryeministri Zaev do të shkojë, por vizita do të jetë në formë të një vizite private, do të thotë nuk do të jetë vizitë zyrtare shtetërore”, deklaroi Boshnjakovski.