Kemi ofertë nga investitorë për zgjidhje të përhershme, që fabrika të vazhdojë të punojë, në kënaqësi të të punësuarve, porositi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me të punësuarit dhe menaxhmentin e shoqatës aksionare në pronësi shtetërore “Eurokompozit” nga Prilepi.
Mbledhja mes delegacionit të Qeverisë, në të cilën ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, dhe përfaqësuesit e “Eurokompozit”, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, u mbajt në atmosferë konstruktive dhe me qëllim të vetëm të shqyrtohen propozimet për zgjidhje të përhershme të problemit një dekadësh i cili ka rezultuar me llogari të bllokuar të borxheve të mbetura.
Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, ishte theksuar qëllimi i përbashkët të vazhdojë prodhimtaria, të sigurohet prodhimtari e re, dhe të paguhet puna e të punësuarve.
“Të punësuarve u ishin prezantuar ofertat e investitorëve potencial, ndërsa vëmendje e veçantë ishte përkushtuar në njërën prej tyre e cila ka elemente më të volitshme. Bëhet fjalë për një investitor i cili punon në fushën e industrisë për qëllime të caktuara tërësisht adekuate në profilin e “Eurokompozit”, me çka hapet mundësi për zgjidhje në suaza të ligjeve, e cila do të mundësojë fabrika të vazhdojë të punojë në kënaqësi të të punësuarve, kumtuan nga Qeveria.
Në takimin mes delegacionit qeveritar dhe përfaqësuesit e “Eurokompozit”, së bashku është dakorduar të shqyrtohen të gjitha aspektet e zgjidhjes dhe në 15 ditët e ardhshme të sillet vendim i përbashkët nga interesi i të punësuarve dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe shtetit. (koha.mk)