Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, pas takimeve në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, vizitoi qytetin Cox’s Bazar në të cilin jetojnë refugjatët muslimanë të Arakanit të ikur nga dhuna në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë vizitës në Kampin Balukhali, Yildirim u prit përfaqësues të organizatave turke, siç janë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare (Dijanet). Yildirim u dhuroi zyrtarëve të spitalit Sadr në Cox’s Bazar çelësat e ambulancave dhe automjeteve të personelit të ofruara nga TIKA. Më pas, kryeministri turk vizitoi muslimanët e Arakanit që e prisnin në tendë, me të cilët kaloi çaste të ngrohta, ndërkohë që dëgjoi problemet e një gruaje nga Arakani që nuk iu përmbajt lotëve. Yildirim u informua edhe në lidhje me ecurinë e spitalit fushor që të vendosur nga Ministria turke e Shëndetësisë në organizim të AFAD-it. Gjatë vizitës së tij, Yildirim u shoqërua nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Turqisë, siç ishin zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ, Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betul Sayan Kaya dhe kreu i Dijanetit të Turqisë Ali Erbash.