Zgjedhjet parlamentare në Spanjë do të mbahen më 28 prish dhe pesë kandidatë janë që garojnë për kryeministër të vendit. Një prej tyre është edhe kryeministri aktual, Pedro Sanchez, i cili ka dhënë një intervistë për revistën spanjolle, Marca. Ai ka folur gjerë e gjatë rreth sportit duke shpalosur edhe idetë dhe projektet e reja që do t’i realizonte po t’i besohej qeverisja edhe për një mandat.
Kryeministri në fuqi u pyet edhe rreth pohimeve të trajnerit të Manchester Cityt, Pepe Guardiola, i cili kishte thënë se Spanja është vend “autoritar dhe represiv”.
“Po sigurisht që më ofendon sepse asgjë nga ajo që ai thotë nuk është e vërtetë. Për më tepër, sipas disa mediave sportive, ky shtet i njëjtë, për të cilin ai foli, i ofroi postin e trajnerit të Furisë së Kuqe”, tha 47-vjeçari. Ndryshe, Guardiola është katalunas dhe në shumë raste ka thënë se vendlindja e tij e meriton të pavarësohet prej Spanjës.