Shkup, 2 prill – Kryeministri slloven Miro Cerar nesër vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ceremonia zyrtare e delegacionit slloven, do të mbahet nesër në plajën para Qeverisë në orën 16:00, pas çka është parashikuar takim tet-a-tet mes kryeministrave Zaev dhe Cerar, si dhe takim bilateral të delegacioneve qeveritare të Maqedonisë dhe Sllovenisë. Pas takimeve dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Cerar dhe Zaev pasnesër do ta hapin dhe do të mbajnë fjalime në Biznes konferencën në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Kryeministri slloven Cerar gjatë vizitës dyditore në Maqedoni do të takohet edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.