Kryeministri slloven Miro Cerar sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ceremonia zyrtare për pritje të delegacionit slloven, do të mbahet sot në pllajën e Qeverisë në orën 16:00, pas çka është paraparë tet-a-tet takim midis kryeministrave Zaev dhe Cerar, si dhe takim bilateral i delegacionit qeveritar të Maqedonisë dhe Sllovenisë. Pas takimeve të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Cerar dhe Zaev nesër do ta hapin dhe do të kenë fjalime të tyre në Biznes konferencën në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Kryeministri slloven Cerar gjatë vizitës dyditore në Maqedoni do të ketë takim edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.