Shkup, 11 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev e ka përshëndetur vendimin e anëtarëve të Komisionin Shtetëror Zgjedhor që ti kthejnë të hollat nga bonuset për shkak kritikave në opinion, si dhe dorëheqjen e disa nga anëtarëve të KSHZ-së duke e vlerësuar atë si akt moral, njofton Koha.
“Bëhet fjalë për profesionist të cilët kanë pasur rol serioz në një kohë serioze dhe e kanë përfunduar në mënyrë profesionale. Vendimi që e kanë sjell e di që është ligjore, por joetike dhe jomorale. Unë e përshëndes aktin që e morën të gjithë, e ajo është kthimi prapa i mjeteve në Buxhet, dhe njëkohësisht kanë dhënë përgjegjësi personale si akt moral, sipas gjitha gjasave për shkak të kritikave në public”, tha Zaev.