Islamabad, 13 shtator – Kryeministri pakistanez Imran Kan sot e ka udhëhequr protestën në pjesën e Kashmirit që është nën kontroll të vendit të tij, që ta dënojë vendimin e Indisë nga muaji i kaluar për marrje të statusit autonom special në pjesën tjetër të rajonit kontestues.
Dhjetëra mijë njerëz morën pjesë në tubimin që deri tani është protesta më e fuqishme pas vendimit të autoriteteve në Nju Delhi nga 5 gushti për aneksimin e Kashmirit indian.
Kan e dënoi “mbylljen” e sigurisë së kësaj lugine nën Himalajet, ku më shumë se një muaj ka ndërprerje të pjesshme të internetit dhe lidhjeve telefonike, ndërsa janë vendosur edhe kufizime për qarkullim të njerëzve.
Kryeministri pakistanez homologun e tij indian Narendra Modi e quajti “qyqar” për shkak të sulmeve ndaj grave dhe fëmijëve në Kashmir.
Protesta mbahet një ditë prejse një ushtar pakistanez ishte vrarë në këmbimin më të ri të zjarrit me trupat indian në Kashmir, kumtoi Armata.
Këmbim-zjarri ndodhi përmes linjës kontrolluese, e cila de fakto është kufiri që lugina e ndan në pjesë që i kontrollojnë të dy shtetet.
Edhe të dy vendet pohojnë se ka të drejtë ndaj tërë Kashmirit, kontest që është arsye për dy të tretat e luftërave mes rivalëve jugoaziatik nga pavarësia e tyre prej Britanisë së Madhe në vitin 1947.
Këmbim-zjarret kufitare vdekjeprurëse rriten pas vendimit të qeverisë indiane, e cila e hidhëroi Pakistanin. Pakistani ka reaguar me zvogëlim të marrëdhënieve diplomatike me Indinë, duke e pezulluar tregtinë bilaterale dhe ndalimin e shërbimeve transportuese tejkufitare.