Zagreb, 30 nëntor – Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq është infektuar me koronavirus, bëri të ditur sonte Qeveria kroate.
“Mbi bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, kryeministri Andrej Plenkoviq sot e përsëriti testin për prani të koronavirusit, dhe ai ka treguar se është pozitiv”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë kroate.
Siç është theksuar, Plenkoviqi për momentin ndjehet mirë dhe do të vazhdojë t’i kryejë aktivitetet dhe përgjegjësisë e tij nga shtëpia.
Paraprakisht Plenkoviqit i ishte urdhëruar masë epidemiologjike për vetizolim, sepse bashkëshortja e tij e para është infektuar me virusin, ndërsa pas testit të sotëm pozitiv i janë dhënë edhe 10 ditë vetizolim, transmetua mediat kroate.