Kryeministri i Pakistanit, Imran Khaid, ka deklaruar se Presidenti francez, Emmanuel Macron ka “sulmuar” fenë Islame duke nxitur publikimin e karikaturave që atakojnë profetin Muhamed.
“Mjerisht, presidenti Macron ka zgjedhur t’i provokojë qëllimishy myslimanët, duke përfshirë qytetarët francezë, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike, që targetojnë Islamin dhe profetin tonë”, ka shkruar Khaid në Twitter.
Këto deklarime të kryeministrit pakistanez vijnë disa ditë pasi Macron bëri homazhe për mësuesin e vrarë francezë, që i ishte prerë koka nga një person, shkruan Reuters.
Khan tutje ka deklaruar se myslimanët e shohin çdo përshkrim të profetit si blasfemi dhe se sipas tij, Macron ka mundur të gjej një mënyrë tjetër për të kundërshtuar ekstremizmin në Francë. Khan thotë se Macron kishte zgjedhur “inkurajimin” e islamofobisë duke sulmuar Islamin.
“Duke sulmuar Islamin, qartë pa pasur ndonjë kuptim të tij, Presidenti Macron ka sulmuar dhe lënduar ndjenjat e miliona myslimanëve në Evropë dhe në të gjithë botën,” ka shtuar Khan.