Kryeministri i Bregut të Fildishtë ndërron jetë, pas mbledhjes së kabinetit

38

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka vdekur pasi u sëmur në një takim ministror.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 61-vjeçari ishte zgjedhur si kandidat i partisë në pushtet për zgjedhjet presidenciale të tetorit, pasi Alassane Ouattara tha se nuk do të kërkojë një mandat të tretë në detyrë.

Z. Gon Coulibaly sapo ishte kthyer nga Franca, ku kishte marrë trajtim dy-mujor në zemër.

Dhe presidenti Ouattara tha se vendi ishte në zi.

Ai tha se Z. Gon Coulibaly nuk ishte ndjerë mirë gjatë një mbledhjeje javore të kabinetit dhe ishte dërguar në spital, ku më vonë vdiq.

Comments are closed.