Kryeministri Ramush Haradinaj, paraprakisht ka pranuar që nuk e flet rrjedhshëm gjuhën frënge, por pavarësisht këtij fakti ai ka folur në frëngjisht në Forumin Frankofon, që është mbajtur sot në Prishtinë.
Shefi i Qeverisë ka thënë se nuk e njeh mirë këtë gjuhë, por ka thënë se po e provon pak sa për ti falënderuar miqtë nga Franca.“Nëse bën kisha fol pak fjalë në frëngjisht. Frëngjishtja ime nuk është aq e mirë por për respekt po mundohem”, tha Haradinaj.
Vlen të përmendet se Haradinaj para luftës ka jetuar në Zvicër në Zona Frankofone, ndërsa një kohë e ka kaluar edhe në Francë.
https://www.facebook.com/kosovapost/videos/708125872896322/