Marrëveshja për emrin në mes të Greqisë dhe Maqedonisë është konsideruar të jetë një arritje historike në mes dy vendeve.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur mirë marrëveshjen për emrin, duke filluar nga opozita në të dyja vendet por jo vetëm, transmeton gazetametro.net
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, u befasua nga një pritje jo fort e mirë gjatë një vizite në Londër, me të dalë nga ndërtesa ku mbajti një takim me disa persona të komunitetit grek në kryeqytetin anglez.
Disa persona kishin dalur ta presin atë dhe brohoritën duke e quajtur tradhëtar.
“Tradhëtar. Turp të kesh, keni shitur Maqedoninë dhe Qipron”, ishin fjalët e protestuesve.
Ata gjithashtu hodhën të holla në rrugë.
Gjatë ditës, Tsipras do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May. /gazetametro.net