Kryeministri grek Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kreu i qeverisë greke ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme, pas disfatës së tij në zgjedhjet europiane. Lajmi bëhet i ditur nga greke Ekathimerini.
Tsipras tha nga zyrat e partisë SYRIZA: “Rezultati nuk ishte ai që prisnim, ndaj nuk do ta injoroj atë rezultat”, shkruan.
Mandati i qeverisë skadon në tetor dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulën që zgjedhjet të mbaheshin në fund të mandatit, por Tsipras duket se është i bindur për zgjedhje të parakohshme.
Tsipras tha se do të takojë presidentin grek për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale më 2 qershor.