Ish-komandanti i Gardës së Republikës në demonstratën e 21 Janarit, Ndrea Prendi, ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion” se ka pasur 3 informacione me shkrim për rrezikshmërinë që paraqiste protesta e asaj dite. Ai tregoi se informacioni i parë vinte nga Interpol Gjermania për një sulm terrorist nga një organizatë kriminale me bazë në Brazil dhe SHBA.
“Më datën 30.12.2010 nga Interpol Gjermani informohemi mbi një mesazh elektronik mbërritur në këtë zyrë dërguar nga një organizatë kriminale me qendër në Brazil dhe SHBA. Sipas këtij mesazhi supozohet se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër zyrës të Presidentit disa vende të ndryshme të Europës gjithashtu edhe institucionet homologe në Shqipëri. Gjithashtu në deklaratën e bërë nga grup konfirmohet se nga përdorimi i lëndëve kimike do të shkaktohet një numër i konsiderueshëm viktimash”, tha Prendi.