Londër, 8 mars – Kryeministri britanik, Boris Xhonson u takua sot në Londër me të dërguarin special amerikan për klimën, Xhon Keri, kumtoi zëdhënësi i tij.
“Ne kryesojmë me COP (Konferencë e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike) më vonë këtë vit dhe duam ta shfrytëzojmë për të bërë përparim të rëndësishëm në zgjidhjen e ndryshimeve klimatike, deklaroi zëdhënësi para gazetarëve në Londër.
“Paraprakisht kemi thënë se duam që vendet të vijnë në KOP me qëllime dhe ndryshime të rëndësishme në mënyrë që të mund ta zgjidhim këtë çështje si një botë e vetme”, shtoi ai.