Shkup, 12 shtator – Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryetarët e qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev, miratuan Deklaratë të grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor, njofton Koha.mk
Siç informon pres shërbimi i Qeverisë, liderët e grupit të Vishegradit në Deklaratën e konfirmojnë mbështetjen e tyre të pamenduar për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjen se bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë pa inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është vegël e rëndësishme me vlerë të paçmueshme për arritje të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; prej atje, ekzistimi i politikës kredibile për zgjerim paraqet strategji të investimit për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian. Në këtë dokument të grupit të Vishegradit përmendet se inkuadrimi është dhe do të mbetet proces i themeluar në merita dhe i cili tërësisht varet nga përparimi i arritur objektiv, dhe thirren të gjitha palët e prekura në Bashkimin Evropian, ndërsa në lidhje me Këshillin e tetorit për punë të përgjithshme ta mbajnë dhe përforcojnë impulsin pozitiv dhe energjinë e cila doli nga përparimi në reformat dhe nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prespës, përmes hapjes së negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, citon pres shërbimi qeveritar.
Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do tu mundësojë që të dyja shtetet të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.
Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, në deklaratë shprehin pritshmërinë në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Evropian të Ballkanit Perëndimor nga shkurti i vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtutjeshme do ti përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE.
Në deklaratën e Pragës përsëritet mbështetja për shtetet partnere të Ballkanit Perëndimor në gatishmërinë e tyre të stabilitetit në rajon, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përforcimi i rrezistencës ndaj kërcënimeve hibride, ballafaqimi me radikalizimin dhe kontrollin e migrimit.
Vendet anëtare të Vishegradit në Deklaratë theksojnë se e kanë parasysh rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e diversifikimit të burimeve të energjisë në Bashkimin Evropian përmes korridorit jugor dhe e shprehën gatishmërinë e tyre për përmirësim të bashkëpunimit mes shteteve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor. (koha.mk)