Shkup, 11 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin “10 Minuta” në TV21 theksoi se nuk ka ndërmend t’u përgjigjet të gjitha qëndrimeve që vijnë nga politikanët bullgarë në këtë periudhë, sepse ato janë në një atmosferë parazgjedhore.
“Unë nuk kam për qëllim që t’u përgjigjem të gjitha qëndrimeve të politikanëve bullgarë që i kanë thënë në atmosferë parazgjedhore dhe nuk duam të jemi pjesë e këtij komunikimi parazgjedhor, por do të komunikojmë në mënyrë zyrtare përmes të dyja ministrive”, tha Bujar Osmani në emisionin “10Minuta”.