Kryebashkiaku i Stambollit nën hetim për shkak të “mosrespektimit” ndaj sulltan Mehmetit të Dytë

110

Ankara, 4 maj – Autoritetet turke hapën hetim kundër kryebashkiakut të Stambollit, njëri ndër rivalët më të mëdhenj të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili është akuzuar se nuk është sjellë me respektin e duhur gjatë vizitës në mauzoleun e sulltanit Mehmetit të Dytë, sepse i ka mbajtur duart pas shpine.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se ka hapur zjarr kundër Ekrem Imamogllut pas “akuzave të cilat kanë të bëjnë në mungesën e respektit”, që gjoja ka ndodhur vitin e kaluar gjatë vizitës në mauzoleun e sulltanit Mehmeti i Dytë.

Sipas gazetës opozitare “Xhumhurijet”, e cila e zbuloi aferën, autoritetet e akuzojnë Imamogllun se ka qëndruar para varrit të Mehmetit të Dytë, duke i mbajtur duart pas shpine, që e kon konsiderojnë fyerje për kujtimin e sulltanit i cili e pushtoi Kostandinopojën  në vitin 1453.

Duke  vlerësuar se procedura është “e paarsyeshme”, zëdhënësi i autoriteteve të qytetit të Stambollit, Murat Onguen, tha se Imamogllu është thirrur të japë deklaratë.

Hetimi ka të bëjë edhe në vizitat e Imamogllut te prefektët nga radhët e Partisë Demokratike Popullore pro-kurde (HDP), gjatë të cilave, sipas akuzës, gjoja ka mbajtur fjalime ku “i ka lavdëruar kriminelët”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.