Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka lënë spitalin dhe është larguar së bashku me familjarët e tij.
Ai mbeti i plagosur nga një shpërthim me granatë në zyrën e tij, por gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Ndërsa sekretarja e tij Erisa Qalliu vijon të mbetet në spital. Raportohet se sekretarja po i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale në Spitalin e Traumës pas dëmeve që mori nga shpërthimi i granatës
Qyteti i Lushnjës u trondit mëngjesin e kësaj të marte. Pas një sherri në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos në zyrë nga ish-shoferi i tij.