Uashington, 4 qershor – Kryebashkiakja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser, sot bëri thirrje për tërheqjen e njësiteve ushtarake nga kryeqendra amerikane, të cilët u dërguan nga shtete të tjera federale, për shkak të protestave kundër brutalitetit policor dhe racizmit.
“Ne duam që trupat të largohen nga Uashingtoni”, tha Bouser në konferencë për shtyp.
Guvernatori i Uashingtonit Xhej Inzli para tre ditëve urdhëroi aktivizimin e Gardës Kombëtare pasi erdhi deri në vandalizëm dhe plaçkitje të dyqaneve dhe qendrave tregtare në disa qytete gjatë protestave për vdekjen e afroamerikanit Xhorx Flojd.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje deklaroi se nuk beson se do të nevojitet që trupat e armatës amerikane të angazhohen me rastin me protestave që po mbahen nëpër SHBA.
Ai paraprakisht publikoi se armata mund të angazhohet nëse shtetet nuk kanë mundësi t’i ndalojnë protestat e dhunshme.