Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor (KRSQR) përmes njoftimit i bëri apel shoferëve të rinj që t’i respektojnë rregullat për kufizimin e shpejtësisë dhe të mos qarkullojnë nën veprimin e alkoolit.
Shpejtësia e madhe dhe përdorimi i alkoolit, theksojnë, janë arsye për shkaktimin e aksidenteve rrugore me pasoja fatale.
Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit , në botë , rreth 400.000 të rinj e humbin jetën në aksidente rrugore. Kjo nënkupton se 1100 të rinj, deri në moshën 25-vjeçare, çdo ditë e humbin jetën, në aksidentet rrugore nëpër botë, të cilat janë arsyeja kryesore për vdekjen e personave të moshës pre 15 deri në moshën 19-vjeçare, ndërsa arseja e dytë për vdekjen e personave të moshës prej 10 deri në 25-vjeçare.(koha.mk)