Në vigjilje të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë dërgoi apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për pjesëmarrje të vetëdijeshme, përgjegjshme dhe para së gjithash, të sigurt në komunikacion, posaçërisht të mos merret pjesë në komunikacion në rast të konsumimit të alkoolit. “Kushti i vetëm për komunikacion të sigurt gjatë ditëve festive është që t’i respektoni rregullat dhe dispozitat e qarkullimit dhe rregullat në rrugë dhe t’u përshtateni atyre. Vetëm kështu do të jeni të sigurt dhe të sigurt dhe në kohë do të mbërrini deri në destinacionin e dëshiruar”, theksojnë nga ja. Njëherit, apelohet deri te pjesëmarrësit në komunikacion për qetësi, fokusim, të vozisin të pushuar, me planifikim paraprak të udhëtimit dhe me pauza të rregullta gjatë udhëtimit. “Përgatiteni automjetin – bëni të gjithë përgatitjet e nevojshme të automjetit dhe sigurohuni se në të keni batanije, llambë xhepi dhe komplet për dhënie të ndihmës së parë, gjegjësisht të gjitha mjetet e nevojshme në rast të aksidentit. Nëse udhëtoni me fëmijë në automjet, sigurojuni udhëtim të sigurt me ç’rast do t’u siguroni ulëse adekuate për fëmijë. Kontrollojeni ngarkesën, para se të niseni në rrugë”, janë midis këshillave për shoferët. Apeli më i rëndësishëm deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion – shoferët, këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët është, theksojnë, që të mos merret pjesë në komunikacion në rast të konsumimit të alkoolit. “Pa dallim se në çfarë mënyre merrni pjesë në komunikacion, kush i vetëm që të mbërrini sigurt deri në destinacionin e dëshiruar është që të mos konsumoni alkool për shkak se alkooli është një prej arsyeve kryesore për shkaktim të aksidenteve në trafik me pasoja vdekjeprurëse. Statistika flet se në vitin 2016 më shumë se 160 persona e kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Të mos lejojmë që këto festa të shndërrohen në tragjedi familjare të dikujt. Merrni pjesë me përgjegjësi në komunikacion”, apelojnë nga KRSKRR-ja deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duke ju uruar udhëtime të sigurta, me dëshira për gëzuar Vitin e Ri dhe gëzuar Krishtlindjet.