Shkup, 18 nëntor – Në Maqedoni në nivel vjetor rreth 160 persona e humbin jetën në aksidente trafiku, ndërsa më shumë se 6.000 persona lëndohen.
Nga Këshilli republikan për siguri në komunikacion rrugor me rastin e 18 Nëntorit – Ditës botërore të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore apelojnë deri tek institucionet kompetente ta ngritin sigurinë e komunikacionit në maje të agjendës së veprimeve, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të tregojnë nivel më të lartë të ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë në komunikacion.
“Pasqyrën e zezë të rrugëve mund ta ndryshojmë vetëm nëse secili individ, pjesëmarrës në komunikacion, e jep kontributin e vet personal për komunikacion më të sigurt”, theksojnë nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor”.
Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë, në vit në aksidente rrugore jetën e humbin rreth 1,3 milionë njerëz, që paraqet 2,2 për qind nga vdekshmëria globale. Këto të dhëna tregojnë se mbi 3.500 persona në dit vdesin si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa rreth 140.000 persona lëndohen. Prej tyre, madje 15.000 persona bëhen viktimë e invaliditetit të përhershëm. Në vit në korniza botërore rreth 400.000 të rinj të moshës deri në 25 vjet e humbin jetën në aksidente rrugore, gjegjësisht 1.100 persona çdo ditë. Sipas OBSH-së, aksidentet rrugore paraqesin arsye të tretë për vdekshmëri tek fëmijët e moshës prej 5 deri në 9 vjet dhe arsyeja e dytë për vdekshmëri tek fëmijët e moshës prej 10 deri në 14 vjet dhe tek të rinjtë të moshës prej 20 deri në 24 vjet, ndërsa arsyeja e parë për vdekshmëri tek fëmijët të moshës prej 15 deri në 19 vjet.