Shkup, 16 janar – Rripi i sigurimit nuk ndikon në atë nëse do të ndodhë aksident i caktuar apo jo, por dukshëm ndikon në atë çfarë do të jenë pasojat nga aksidentet. Për këtë shkak shoferët dhe udhëtarët gjithmonë duhet të përdorin rrip sigurimi, madje edhe në udhëtime më të shkurtra, porosit Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit të Rrugëve (KRSKRR).
Për fat të keq, thonë nga KRSKRR, faktet dhe gjendja tregon se një numër i madh i shoferëve dhe udhëtarëve nuk përdorin rrip sigurimi.
“Qëllimi themelor në përdorimin e rripit të sigurimit është që t’i ruajë shoferët dhe udhëtarët në vendet e tyre në rast të përplasjes, të ulet lëvizja e trupit përpara dhe mbrapa në rast të një përplasje frontale dhe të parandalohen lëndimet për shkak të kontaktit me pjesët e brendshme të makinës. Rripi i sigurimit merr një pjesë të madhe të energjisë së liruar gjatë përplasjes dhe e shpërndan në rrip dhe në pjesët e ndryshme të trupit, në mënyrë efikase duke i pakësuar pasojat e përplasjes pjesë të caktuar të trupit”, porosisin nga KRSKRR.
Krahas kësaj, shtojnë, rripi i sigurimit u siguron mbrojtje efikase shoferëve dhe udhëtarëve në kombinim me jastëkun me ajër dhe elemente të tjera të sigurimit (mbështetëse për kokë, ulëse ergonome, shasi të automjetit, dhe të tjera).
Është me rëndësi të theksohet se tek një numër i madh i automjeteve bashkëkohore kyçja e jastëkëve me ajër në rast të aksidentit është kushtëzuar nga përdorimi irripit të sigurisë”, theksojnë nga KRSKRR-ja.
Që të mundet plotësisht të përfitohen efektet e rripit të sigurisë, theksojnë nga Këshilli, është shumë me rëndësi që të përdoret në mënyrë të drejtë – pjesa e sipërme e rripit të zgjatet mbi shpatull (jo mbi qafë), ndërsa pjesa e poshtme të zgjatet nën stomak dhe mbi ije. Rripi duhet të jetë i ngjitur sa është e mundur më afër trupit, nuk guxon të jetë i ngatërruar dhe i lirë.