Siguria në rrugët tona shënon trend të përmirësimit, megjithatë edhe më tutje duhet të vazhdohet me ngritjen e vetëdijes publike në komunikacion, kulturës dhe etikës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, me theks të veçantë të edukimit të vazhdueshëm në komunikacion të fëmijëve dhe të rinjve, porositi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski në shënimin e sontëm të 60-vjetorit të themelimit të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR).
Sipas statistikave, theksoi Misovski, shkaku për aksidentet në trafik është gjithmonë moskujdesi i njeriut, ndërsa ajo që industria automobilistike po përparon me shpejtësi të paparë, për fat të keq, tha ai, nuk nënkupton se përshtatja e infrastrukturës rrugore e ndjek atë shpejtësi.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) është organ këshillues në promovimin e sigurisë në komunikacion duke i kushtuar rëndësi të veçantë aktiviteteve parandaluese për sigurinë e të gjitha kategorive të pjesëmarrësve në komunikacion.
Është themeluar më 15 maj 1962 me Dekret të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të ish Republikës Popullore të Maqedonisë – fillimisht ka funksionuar në kuadër të Sekretariatit Shtetëror të Punëve të Brendshme si këshill ekspertësh, ndërsa më vonë kompetenca mbi Këshillin i kaloi Kuvendit i cili i emëron kryetarin dhe anëtarët e tij.
Që nga viti 2007, KRSKRR është pavarësuar plotësisht dhe punët profesionale, financiare, administrative-teknike që deri atëherë i kryente MPB-ja, filloi t’i përfundojë në mënyrë të pavarur, duke siguruar ambiente, vetura të veta dhe pajisje të tjera të nevojshme për Këshillin.
Për historinë e KRSKRR-së foli kryetarja e tij aktuale Gordana Kozhuvarovska e cila tha se jubileun 60-vjeçar e shënojnë me aktivitete të shumta në mesin e të cilave edhe me monografinë e publikuar.
Ajo ka falënderuar të gjithë paraardhësit e saj – kryetarët e KRSKRR-së për kontributin e tyre në ndërtimin e Këshillit dhe promovimin e sigurisë rrugore në vend. Me rastin e jubileut, KRSKRR ka ndarë mirënjohje, përfshirë edhe disa ministra.