Shkup, 31 korrik – Në prag të ditëve festive, Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor sot apeloi deri tek shoferët për pjesëmarrje me përgjegjësi në komunikacion për datën 2 gusht.
“Festën shënojeni me dinjitet dhe mos e drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit! Si festa më e madhe shtetërore, 2 gushti-Ilindeni, duhet të shënohet në mënyrë dinjitoze, me të gjitha nderimet dhe respektet, në pajtim me madhësinë dhe rëndësinë e kësaj dite festive”, thonë nga KRSK.
Vozitja nën ndikimin e alkoolit, siç theksojnë, është jashtë vlerave humane dhe civilizuese të shoqërisë bashkëkohore.
Përkujtojnë se sipas ligjit është sasia e lejuar e alkoolit në gjak tek shoferët arrin 0,5 g/kg. tek shoferët profesionistë dhe shoferët fillestarë, nuk është e lejuar kurrfarë sasie e alkoolit në gjak.
Gjoba për mosresptimin e këtij obligimi ligjor arrin prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë të denarit. Përveç kësaj, nëpunësi policor në vendin e ngjarjes përkohësisht do t’ia marrë patentshoferin dhe do ta përjashtojë nga komunikacioni shoferin për të cilin do të konfirmojë se është nën ndikimin e alkoolit.