Shkup, 16 maj – “Nuk je fraer nëse humb jetën për maturë”, është porosia që për çdo vit Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKR), e drejton deri tek të gjithë maturantët, si dhe apelin të mos ngasin automjete gjatë kohës së festimit të maturës, sepse në këtë mënyrë e rrezikojnë jetën personale, por edhe jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, njofton Koha.
KRSKR, apelon edhe prindërit të tregojnë vetëdije më të lartë dhe përgjegjësi më të madhe shoqërore që të mos lejojnë fëmijët e tyre në natën e maturës të vozisin vetë.
Ndryshe, të dhënat Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thonë se në vit, në gjithë botën, rreth 400.000 të rinj e humbin jetën në aksidente, ose rreth 1.100 në ditë.
Në Maqedoni vitin e kaluar në aksidente kanë vdekur 155 persona, 36 nga të cilët kanë qenë të moshës deri 24 vjeçe, ndërsa lëndime kanë marrë rreth 2.100 të rinj.