Shkup, 13 qershor – Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) është në procedurë për marrjen e licencave të Ballkan enerxhi grup (BEG) për prodhim, distribuim dhe furnizim me energji të ngrohjes, informon sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
“Kjo do të thotë se në momentin kur do t’i marrim licencat do ta informojmë Qeverinë dhe në pajtim me Ligjin për energjetikë, Qeveria obligohet të shpall tender në të cilin do të duhet të gjinden ushtrues të rinj të veprimtarisë energjetike. Për marrjen e licencave nuk do të ketë pasoja dhe as qytetarët, as industria nuk do të paguajnë asnjë denarë”, tha Bislimovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp së bashku me profesorin Rubin Taleski nga FETi në të cilin u prezantua kalkulatori për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike që prej sot është i qasshëm në ueb faqen e KRRE-së http://www.erc.org.mk përmes të cilit qytetarët mund të bëjnë krahasime për llogaritë midis propozim sistemit të ri tarifor me bllok tarifa për tarifë të lirë të rrymës së shpenzuar.
Paralajmëroi se të gjitha procedurat do të përfundojnë në kohë, ndërsa deri në përfundimin e tyre., siç tha, ushtruesi ekzistues i veprimtarisë energjetike është i obligueshëm ta kryejë veprimtarinë.
“Mendimi dhe rekomandimi im për Qeverinë është përfundimisht në këtë sektor që të shfuqizohen tre aktivitetet e prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit me ngrohje, siç është kudo në rajon. Duhet të ketë licencë për energjinë termike si në qytetet më të mëdha në lagje. Unë besoj se Qeveria apo kompanitë tjera publike duhet ta marrin përsipër kryerjen e këtij aktiviteti”, tha Bislimoski.
Saktësoi se sipas Ligjit për energjetikë, Qeveria është e obliguar të shpall tender për kryerjen e veprimtarisë përkatëse energjetike rregullatore. Që atëherë kur të shpallet tenderi do të zgjidhet ushtruesi i ri i veprimtarisë energjetike dhe ai do të vazhdojë ta kryejë veprimtarinë siç e ka kryer ai parapark.
“Deri në riemërimin e ushtruesit të ri të veprimtarisë energjetike, kompanitë ekzistuese të BEG-ut obligohen ta kryejë veprimtarinë. Jam i sigurt se do të bëhet para fillimit të sezonit të ngrohjes. Nuk mund të them sa do të zgjasë tenderi, por besoj se nga tetori BEG-u më nuk do t’i ngrohë shkupjanët”, potencoi Bislimovski.