KRRE i urdhëron EVN-së të rregullojë problemet me faturat

51
Shkup, 5 qershor – Komisioni Rregullator i Energjisë, i ka bërë thirrje EVN-së që të zgjidhë problemin me faturat që në këtë periudhë ua dorëzoi amvisërive.
“Ashtu siç u bëmë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e tyre për energji elektrike, ashtu tani I themi edhe EVN-së që t’i pranojë të dhënat e lexuara për energji elektrike të konsumatorëve dhe menjëherë të bëjë korrigjimin e faturave për energji elektrike”-theksoi kryetari i KRE-së Marko Bislimovski.
Nga EVN përmes një deklarate njoftuan se të gjithë konsumatorët që kanë dorëzuar gjendje të re, kanë marrë fatura të korrigjuara.
“EVN Maqedoni i ka respektuar rekomandimet e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Autoriteteve Shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sipas të cilëve, në periudhën nga 15 Mars deri në 15 Prill të këtij viti, leximet e orëmatësve nuk janë realizuar. Rreth 200,000 orëmatës janë nëpër shtëpitë e përdoruesve dhe nuk rekomandohet të lexohen gjatë pandemisë ”, thonë nga EVN.

Comments are closed.