Shkup, 27 dhjetor – Çmimi për përçimin e gazit natyror do të ulet për rreth 12 për qind, tregojnë llogaritjet e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Kjo, sipas kryetarit të KRRE-së Marko Bislimovskit, do të thotë ulje e shpenzimeve për industrinë, por edhe për ngrohtoret në Qytetin e Shkupit që do të ketë ndikim pozitiv për uljen e çmimit të energjisë për ngrohje të cilën do ta sjellë rregullatori në qershor të vitit të ardhshëm.
“Me uljen e çmimit për përçim të gazit natyror KRRE dëshiron të dërgojë sinjal për gazifikim serioz të Maqedonisë”, tha Bislimovski para fillimit të seancës së sotme përgatitore në të cilën shqyrtohen propozim vendimet për transferim të gazit natyror të SHA GAMA dhe tri vendime për shpërndarje të gazit natyror në Strumicë, Kumanovë dhe ZZHTI.
Ai theksoi se çmimi për shpërndarjen e gazit në Strumicë dhe Kumanovë mbetet i njëjtë, ndërsa për ZZHTI-të në Shkup do të ulet për tre për qind.
“Në këtë mënyrë do të ulen shpenzimet për rrjetëzim të të gjitha kompanive të cilët janë përfshirë në rrjetin përçues, si dhe të rrjetit shpërndarës në ZZHTI, ndërsa me këtë edhe shpenzimet e tyre në procesin e prodhimtarisë. Do të vazhdojmë edhe me qasjen e tarifimit të konsumatorëve të cilët janë përfshirë në rrjetin përçues në pronësi të SHA GAMA, gjegjësisht dëshirojmë të vendosim kategori të ndryshme të konsumatorëve”,sqaroi Bislimovski.
Shfaqi shpresë se ulja e çmimit për përçues të gazit natyror dhe për shpërndarje të gazit në ZZHTI do të jetë nxitje për Qytetin e Shkupit, i cili tashmë formoi ndërmarrje publike, për gazifikim të qytetit në vitin 2019.
“Ndërmarrjeve në Strumicë dhe Kumanovë do t’iu propozojmë të bëjnë mënyrë të re të tarifimit për konsumatorët përfundimtarë me qëllim që t’i ulin sa më shpejtë që është e mundur më shumë shpenzimet për gaz natyror të amvisërive, ndërsa për industrinë të mbesin në nivel përafërsisht të ngjashëm, që të ketë gazifikim më serioz edhe në këto dy qytete. KRRE do t’iu ndihmojë gjatë janarit që të përpunojnë modele përkatëse tarifore”, potencon Bislimovski.
Në Strumicë dhe Kumanovë, shtoi, ka qindra amvisëri të cilat shfrytëzojnë gaz natyror, ndërsa me modelet e reja tarifore shpresojmë se do të nxiten më shumë amvisëri që të përfshihen në rrjetet shpërndarëse në të dyja qytetet.