Shkup, 16 tetor – Kalorimetra në objektet e reja, hartëzimi i planeve urbanistike në të cilat ndërtimtarët në mënyrë obligative do të kyçen në rrjetin e energjisë ngrohëse. Këto jаnë vetëm pjesë e propozimeve të Komisionit Rregullator për Energjetikë të cilat duhet të implementohen në Ligjin e ri për Ndërtim, ndërsa në mënyrë shtesë do të vendosen së në kurriz të kujt do të jetë furnizimi i matësve të energjisë ngrohëse.
“Komisioni Rregullator i Energjetikës pjesën e harxhimeve që kishte të bëjë për kapacitet të instaluar prej 3060 denarë e ka zbritur për 2 mijë denarë. Më pas do të shohim se ku ka nevojë sipas mundësive të procedurave të përcaktuara të cilat janë afatgjate dhe të cilat krijojnë nervozë edhe tek investitorët, por edhe te operatorët e rrjetit, para se gjithash t’i shkurtojmë afatet dhe ajo që është më me rëndësi se me këtë propozim ligj prej më parë do të dihet operatori i rrjetit për distribuimin e energjisë ngrohëse.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Për Odën e Ndërtimtarëve është i pranueshëm propozimi i Komisionit Rregullator. Analizat tregojnë se objektet efikase energjetike harxhojnë për 6 herë më pak energji elektrike.
“Objektet të cilat i financojmë në sektorin për ndërtesat e larta janë me efikasitet energjetik të klasës A. Nëse veç më kemi ndërtuar objekte energjetike efikase është shumë normale se edhe faza e dytë e cila është implementim i plotë dhe ajo është energjia konsumuese dhe pajisjet të cilat instalohen nëpër banesa të jenë me efikasitet energjetik me atë edhe energjia e cila është e nevojshme që të përdoret për ngrohje është mirë që të jetë me vlerë më të vogël.”,- theksoi drejtori në Odën e Ndërtuesve, Ivica Jakimovski.
Për ndryshimet e ligjit, Komisioni Rregullator do të marrë edhe mendimin e odave tjera.