Krokodili në Kopshtin zoologjik në Shkup është arratisur nga vendbanimi i tij, ka bërë një shëtitje të shkurtë dhe është futur në liqenin e patave, pohojnë nga Kopshti zoologjik. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur ndonjë incident më i madh, sepse në mëngjesin e djeshëm krokodili është gjetur në liqe dhe është dislokuar në vendbanimin e tij. Sipas drejtorit të Kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ngjarja që ka ndodhur në mëngjes nuk ka qenë e vetmja. Ata edhe më herët kanë patur paralajmërime se krokodili del nga vendbanimi i tij dhe se duhet të ndërrohet gardhi i ulët. “Krokodilët janë të rinj dhe në kondicion të mirë, sepse tani janë futur në pubertet. Është nisur natën që të hulumtojë. Kemi konstatuar se gardhi duhet të ndërrohet, por kemi vendosur që atë ta bëjmë në pranverë, sepse tani së shpejti do të përfundojë sezoni dhe do të jenë në vende të mbyllura. Për fat të mirë ai nuk ka ngrënë asnjë nga patat, ndërsa kopshti ende ka qenë i mbyllur”, thotë Galetanovski për BIRN. Dëshmitarët okular megjithatë pohojnë se operacioni për kthimin e krokodilit Ganjo është realizuar derisa Kopshti zoologjik ka qenë i hapur dhe ka patur vizitorë.