Zagreb, 10 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë sot në vendkalimin kufitar Malevac drejt Bosnjë e Hercegovinës vendosi rrethojë të lartë mbrojtëse metalike, e cila duhet t’i parandalojë emigrantët ilegalisht të hyjnë në vend.
Nga policia kufitare e BeH-së thonë se Ministria kroate e Punëve të Brendshme sot i kanë njoftuar se do të ketë ndërprerje afatshkurte të trafikut, për shkak të vendosjes së rrethojës.
Numër i madh i emigrantëve që qëndrojnë në rajonin kantonit Unsko-sansk, afër Klladushës së Madhe, tashmë disa herë janë përpjekur të kalojnë përmes vendkalimit kufitar Malevac me qëllim që të hyjnë në hapësirën e Bashkimit Evropian. (koha.mk)