Bruksel, 5 tetor – Këshilli i Evropës kërkon nga Kroacia ta ndërpresë dëbimin kolektiv dhe dhunën policore mbi emigrantët ilegal, me ç’rast për një kohë të gjatë paralajmërojnë organizata vendore dhe të huaja joqeveritare.
Shoqatat, të cilat u ndihmojnë emigrantëve e akuzojnë qeverinë për marrëdhënien johumane të forcave të sigurisë ndaj emigrantëve të Lindjes së Afërt, të cilët përmes Kroacisë tentojnë të vijnë në vendet më të pasura në Evropën Perëndimore.
Zagrebi këto akuza i hedh poshtë, duke pohuar se e ka një prej policive më të trajnuara evropiane e cila në mënyrë profesionale i ruan kufijtë kroat dhe njëherësh të jashtëm të BE-së.
“U bëj thirrje autoriteteve kroate të hapin hetim urgjent, efikas dhe të pavarur për të gjitha rastet e vërejtura të dëbimit kolektiv dhe pretendimeve për dhunë ndaj emigrantëve, si edhe vepra të tjera penale, si vjedhje dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme, me qëllim që të ndalojë dhe parandalohet sjellja e tillë”, shkroi komisarja për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq në letrën drejtuar kryeministrit, Andrej Plenkoviq.
Sipas UNHCR, Kroacia nga fillimi i vitit 2018, në mënyrë kolektive i ka dëbuar 2.500 emigrantë. Prej tyre 1.500 kanë denoncuar se nuk u është miratuar kërkesa për azil ndërsa 700 janë ankuar për dhunë fizike dhe për vjedhjen e parave dhe telefonave celularë.