Nëse Izraeli deri më 11 janar nuk do t’i dorëzojë Kroacisë avionët F-16, Kroacia do të anulojë vendimin për blerjen e avionëve luftarakë.
Kryetari i Parlamentit Kroat Gordan Jandroković, konfirmoi se një tender i ri do të shpallet nëse Izraeli nuk mund të dërgonte avionët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kanë dhënë pëlqimin që Koracia të blejë 12 avionë luftarakë F-16 nga Izraeli,
Edhe pse Kroacia më herët ka arritur marrëveshje me Izraelin, kërkesa e SHBA-së që teknologjia e saj të mos i shitet një shteti të tretë ka shkuar deri në fazën e anulimit të tenderit.
Kryeministri kroat, Andrej Plekoviç, tha se është shfaqur problem midis Izraelit dhe SHBA-së në lidhje me blerjen e avionëve dhe shtoi se problemi buron nga mospajtimi në lidhje me transferimin e teknologjisë së avionëve shteteve të treta.
Plenkoviç tha se pas negociatave që zgjatën dy vite, pala amerikane në fazën aktuale e cilëson si problem transferimin e teknologjive në fjalë.
“Presim vendimin përfundimtar të SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa më pas edhe ne do të marrim vendimin tonë”, tha kryeministri i Koracisë.
Ai theksoi se tenderimi mund të bëhet vetëm në korniza të ofertës tashmë të miratuar nga ekipi i ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, duke shtuar se në rast të një gjendjeje të kundërt, ai mund të anulohet nga pala kroate.
Plenkoviç po ashtu tha se qeveria kroate pa asnjë hezitim do ta anulonte blerjen në rast se avionët që do të mund të vijnë do të jenë ndryshe nga ato që kanë zgjedhur.