Eksporti i produkteve kroate në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme. Sipas një artikulli të publikuar në poslovni.hr, të transmetuar nga Koha.net, eksportet kroate në Shqipëri arritën maksimumin e tyre në vitin 2015, në 67.5 milion euro.
Rritja ka vazhduar edhe më vitin 2019, kur shifrat tregojnë për 64 milion euro të eksportuara në më pak se një vit kalendarik.
Sipas statistikave të publikuara, më së shumti janë eksportuar: nafta, peshku, çokollata dhe materialet elektrike.
Por, edhe Shqipëria importon disa produkte të saj në Kroaci, derisa të hyrat janë më të vogla.
Në vitin 2019, shifra e importit arriti në 7 milion euro nga importimi i aluminit, këpucave, peshku i përpunuar, perimet dhe barishtet.