Kroacia kundër ndryshimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë
Prishtinë, 8 nëntor 2018– Kroacia nuk e mbështet idenë për korrigjimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që nuk beson se kjo do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit, deklaroi ambasadorja kroate në Prishtinë, Maria Kapitanoviq në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Kjo mund vetëm të hapë çështje të reja dhe nuk do të çojë drejt zgjidhjes së çështjeve ekzistuese, thotë ajo.
Në pyetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, ambasadorja u përgjigj se për momentin nuk mund të thuhet se qytetarët kosovarë kanë mundësi të lëvizin lirshëm në Evropë