Banka Popullore Kroate (BPK) ka hartuar një strategji për hyrjen e vendit në Eurozonë dhe pranimin e euros si valutë të sajën, shkruan gazeta “Veçernji list”. Strategjia e BPK përmban edhe analizë të rreziqeve të cilat dalin nga heqja e valutës së vet dhe pranimin e euros. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq angazhohet për hyrjen në Eurozonë. Kushtet kryesore për hyrjen janë borxhi nën 60 për qind nga bruto prodhimi vendor dhe relativisht deficit të ulët.