Qeveria e Republikës së Kroacisë solli vendim për dërgimin e ndihmës humanitare për popullatën e Ukrainës me rastin e Konferencës ndërkombëtare donatore, me kontribut prej pesë milionë eurove.
“Qeveria kroate sot mbajti mbledhje telefonike në të cilën solli Vendim për dërgimin e ndihmës humanitare për popullatën e Ukrainës me rastin e Konferencës ndërkombëtare donatore të nivelit të lartë për Ukrainën, në bashkëorganizim të Qeverisë së Polonisë, Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë dhe kryetarit të Këshillit evropian, me pjesëmarrje të nënsekretarit të KB-së për çështje humanitare dhe koordinues për ndihmë urgjente, me kontribut prej 5.000.000 eurove”, kumtoi Zyra qeveritare për marrëdhënie me publikun.