Kryeministri i Zagrebit Andrej Plenkoviq mbrëmë në një pres konferencë të jashtëzakonshme njoftoi se Kroacia e ka humbur procesin e arbitrazhit me rastin INA-MOL dhe se është marrë vendim politik për kthimin e INA-s në pronësi të Kroacisë. Plenkoviq theksoi se pala hungareze është e njohur me këtë vendim. Qeveria kroate, siç theksoi ai, i shqyrton opsionet më të mira për të ardhmen e kësaj kompanie, si dhe në kontekst të interesave strategjikë po ashtu edhe në kuptimin energjitik. “Kroacia do të ngrejë proces për blerje të pjesëmarrjes së përgjithshme të MOL-it hungarez në INA pa rritjen e debisë publike të Kroacisë. Me këtë vendim është njohur edhe presidentja e Republikës së Kroacisë dhe Saborit kroat”, tha Plenkoviq. Ekipi juridik i Kroacisë e ka informuar se gjykata në Gjenevë i ka hedhur poshtë materialet argumentuese të Kroacisë. Kryeministri i Kroacisë shtoi se Gjykata e arbitrazhit në Gjenevë ka cituar se argumentat nuk janë të mjaftueshme që të tregohet se blerja e INA-s ka qenë aktivitet korruptiv. Sipas Plenkoviq qeveria e tij fuqimisht e kundërshton vendimin e Gjykatës së arbitrazhit dhe i shqyrton të gjitha opsionet që ta kontestojë atë. Kroacia ka ngritur procedurë për arbitrazh në vitin 2013, ndërsa MOL si pronar i 49 për qind të aksioneve konfirmon se Qeveria nuk e ka plotësuar detyrimin e Marrëveshjes kryesore për punën me gaz nga vitit 2009.