Kroacia dhe Sllovenia janë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, i cili foli në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni).
“Kroacia dëshiron paqe dhe stabilitet në këtë pjesë e Europës’’, theksoi Grlic Radman. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të ketë një të ardhme europiane. Kroacia do të marrë janarin e ardhshëm kryesinë e radhës të Këshillit të BE-së.
Kroacia dhe Sllovenia janë dy vendet e vetme të ish-Jugosllavisë të anëtarësuara në BE dhe gjithashtu anëtarë të NATO-s.