Zagreb, 18 shtator – Parlamenti kroat sot ua hoqi imunitetin tre deputetëve Darko Puljashiqit dhe Vinko Gërgiqit të HDZ-së, gjegjësisht SDP-së, si dhe Drazhen Barishiqit për shkak të inicimit të hetimit për rastin Janaf”.
DSHKKO (Drejtoria për Shkatërrim të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dje filloi hetim kundër drejtorit të kompanisë Janaf, Dragan Kovaçeviq dhe të dhjetë të dyshuarve të tjerë për përvetësim me tender.
Parlamenti dha miratim për arrestimin e Barishiqit dhe Glrkoqit dhe paraburgim për shkak të dyshimit se kanë qenë të përzier në aferën “Janaf”.
Hina thekson se këto janë vendime të papara në parlamentarizmin bashkëkohor, sepse imunitetet e tre deputetëve asnjëherë nuk janë hequr për një ditë. Vendimet janë marrë me shumicë të madhe të votave.