Zagreb, 28 gusht – Prokuroria Shtetërore kroate i ka parashtruar akuzat e para në aferën “Agrokor” kundër 29 personave, përfshirë edhe drejtorë të 13 kompanive të cilët ishin furnizues të koncernit.
Sipas mediave kroate, të akuzuarit ngarkohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe afariste.
Ky është rezultati i pjesë së aferës sa i përket kambialeve për shkak se hetimi ishte inicuar në fillim të vitit.
Mes të akutuarve janë persona përgjegjës në kompanitë Frank, Krash dhe Granoli.
Prokuroria thekson se nga 4 janari i vitit 2010 e deri më 28 mars të vitit 2017, drejtorët e akuzuar, në emër të kompanive të tyre kanë nënshkruar kambiale që ua kanë lëshuar kompanive nga koncerni Agrokor.
Në kambial është nënvizuat rrejshëm se janë lëshuar për vlerën e mallrave të pranuara me çfarë siç theksohet në akuzë, drejtorët kanë qenë të njoftuar.